Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë kundër PSV’së në kuadër të Ligës së Kampionëve
Bayern Munich u është kthyer fitoreve në Ligën e Kampionëve, pasi në Allianz Arena ka mposhtur PSV’në 4:1.
Golat për Bayernin i shënuan Muller, Kimmich, Lewandowski dhe Robben, ndërsa golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Rasighn.
Pas kësaj fitoreje Bayern mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, 3 më pak se sa Atletico Madrid që mposhti Rostovin në udhëtim.