Bayerni demolon Chelsean edhe në ndeshjen kthyese

Bayern Munichu e ka mposhtur Chelsean me rezultat 4-1 në ndeshjen e dytë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve dhe ka kaluar në çerekfinale pas fitores me rezultat të përgjithshëm 7-1.

Bavarezët janë treguar përsëri arrë e fortë për Bayernin, ku pas fitores 3-0 në Stamforde Brige, i kanë mposhtur edhe në Allianz Stadium, kësaj radhe 3-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të ekipit të Hansi Flick, ku përvec rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të ekipit të Frank Lampard.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 10 minutave lojë dhe ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi nga pika e bardhë, ndërsa Bayerni gjeti edhe golin e dytë në minutën e 24-të dhe ishte Ivan Perisic që çoi shifrat në 2-0.

Chelsea arriti të kthehet në lojë në minutën e 44-të dhe ishte Tammy Abraham që ngushtoi shifrat në 2-1.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Bayerni që dominoi lojën dhe gjeti edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 76-të me anë të Corentin Tolisso, i cili shënoi për 3-1, ndërsa Lewadowski (84’) me kokë vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitore, Bavarezët kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi gjerman aty do të takohen me fituesin e ndeshjes Barcelona-Napoli.