Bayern Munich shpallet kampion i Bundesligës për të tetën herë me radhë

Bayern Munich është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të tetë me radhë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Werder Bremenit në kuadër të javës së 32-të.

Vendasit i shkaktuan shumë probleme me fillim Bavarezëve, duke krijuar disa aksione, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Por, ishte minuta e 43-të kur Robert Lewandowski shënoi golin e vetëm të takimit me një asistim të Jerome Boateng.

Werder Bremen – Bayern Munich (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Në 45 minutëshin e dytë, lojtarët e Bayernit ishin më kërkues dhe tentuan të dyfishonin epërsinë, mirëpo Werder Bremeni u fokusua në fazën defanzive dhe me kundërsulme tentuan të dilnin përpara.

Milot Rashica  dukej se nuk ishte në elementin e tij sot, duke e liruar vendin për Joshua Sargent në minutën e 62-të.

Milot Rashica në tokë pas një faulli të shkaktuar në të (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Alphonos Davies (79’) u përjashtua nga loja, shkaku i kartonit të dytë të verdhë, pasi të parin e pranoi në minutën e 19-të.

Bayern Munich më pas e ndaloi ritmin e lojës, shkaku që ishin me një lojtar më pak dhe me Werderin që kërkonte që së paku të merrte një pikë të artë.

Werder Bremen – Bayern Munich (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Bayern Munich është lider me 76 pikë, dhjetë më shumë se Borussia Dortmundi në të dytin.

Werder Bremeni gjendet në pozitën e 17-të me 28 pikë, ndërsa duhet t’i fitojë edhe dy ndeshjet e mbetura kundër Mainzit dhe Kolnit, në mënyrë që t’i shpëtojë rënies nga Bundesliga.

Në anën tjetër, Bavarezët do të luajnë formalisht me Freiburgun, Wolsfburgun dhe Bayer Leverkusenin, pasi sonte u shpallën kampion.