Ballina Sport Futboll Bayern Munich pëson humbjen e parë në Bundesligë

Bayern Munich pëson humbjen e parë në Bundesligë

Bayern Munich e ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Bundesligën gjermane.

”Bavarezët” pësuan humbje në javën e 14-të nga skuadra e Mainz, me rezultat 2-1.

Koreani, Jae-Sung Lee shënoi të dy golat për Mainzin, në minutat 41’ dhe 60’.

Golin e nderit për Bayernin e shënoi Leroy Sane në minutën e 87-të.

Bayern Munich vazhdon të jetë lider i tabelës me 33 pikë, ndërsa Mainz ka 22 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.

Exit mobile version