Bayern Munich ka harruar humbjen turpëruese nga Barcelona, dhe i është rikthyer fitoreve në Champions League.
Bavarezët sonte e mposhtën skuadrën e Benficas, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Jamal Musiala në minutën e 67-të.
Bayern dhe Benfica kanë nga 6 pikë secila, nga katër ndeshje në Ligën e Kampionëve.