Bayern Munich fitore të thellë kundër Lazios

Në kuadër të 1/16-tës së finales në Ligën e Kampionëve, Bayern Munich ka arritur që të fitojë me rezultat të thellë 4-1 ndaj Lazios.

I pari që hapi sfidën ishte Robert Lewandowski 9’, i cili shënoi pas një gabimi që bën në mbrojtje ekipi vendas.

Vetëm 15 minuta më vonë, i riu 17 vjeçar Jamala Musiala, dyfishoi shifrat për Bavarezët, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, në minutën e 42-të përmes Leory Sane, Bayern Munich kaloi në epërsi prej tri golave.

Pjesa e dytë fillojë në mënyrën më të keqe të mundshme për Lazion, pasi Franceso Acerbi 47’ shënon autogol.

Dy minuta më vongë, golin e nderit dhe atë të shpresës së vogël për Lazion e shënoi Joaquin Corera.