Bayern Munich fiton Kupën Botërore të Klubeve FIFA 2020

Gjiganti gjerman i futbollit, Bayern Munich, fitoi Kupën Botërore të Klubeve FIFA 2020, duke mposhtur skuadrën Tigres të Meksikës me rezultatin 1-0 në finale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtësi francez i Bayern Munich-ut, Benjamin Pavard, shënoi golin e fitores në minutën e 59-të në ndeshjen e zhvilluar në Katar.

Klubi gjerman fitoi të gjitha trofetë vendas dhe ndërkombëtarë të vitit 2020, përfshirë titullin e Bundesligës gjermane dhe Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Kjo është Kupa e Dytë Botërore e Klubeve për Bayern Munich-un pasi ata më parë fituan këtë trofe në vitin 2013.