Bayern Munich do të stërvisë “në grupe të vogla” të hënën pasi klubi konfirmoi skuadrën e ekipit të parë të Hansi Flick që do të ndiqte udhëzimet e qeverisë gjermane mbi masat paraprake të koronavirusit.
Bundesliga u pezullua më 13 mars fillimisht deri më 2 prill, por një mbledhje e klubeve më 31 mars zgjati pezullimin deri në 30 prill më së paku.
Një deklaratë në faqen zyrtare të Bayern të dielën u bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë larg terrenit pasi lojtarët kthehen në punë, transmeton lajmi.net.
“Skuadra e parë e FC Bayern Munich do të kthehet në stërvitje në Sabener Strasse në grupe të vogla nga e hëna, 6 prill”, thuhet në deklaratë.
“Kjo do të bëhet në koordinim me politikën e qeverisë dhe autoritetet përkatëse. Do të thotë që të gjitha rregullat e higjienës do të respektohen rreptësisht”.