Skuadra e Bayer Leverkusenit është shpallur kampion për sezonin 2023/24 në Bundesliga.
Klubi i Xabi Alonsos ka shënuar fitore të thellë ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5-0 në ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga.
Në këtë ndeshje gol shënoi edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka. Xhaka shënoi një eurogol nga distanca.
Me këtë fitore, Leverkuseni shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e parë, që mjaftojnë për ta festuar titullin kampion.
Kujtojmë që në pesë ndeshjet e ardhshme, synimi i Leverkusenit është që ta mbyllin sezonin pa asnjë humbje./