Batatina dënohet me katër ndeshje, Llapi me 10 mijë euro

Federata e Futbollit e Kosovës ka treguar sot “dorën e hekurt” me një vendim të marrë rreth Llapit dhe kryetrajnerit të tij, Tahir Batatinës.

Shtëpia e futbollit kosovar ka dënuar klubin e Llapit me 10 mijë euro gjobë, për shkak të lëshimeve në organizim gjatë ndeshjes Llapi – Dukagjini.

Pa dënim nuk ka shpëtuar as trajneri llapjan, Tahir Batatina.

Batatina është dënuar me katër ndeshje mosushtrim të detyrës, pas veprimeve të tij pas ndeshjes me Dukagjinin.

Më keq e pësoi Muhamet Rexhepi, zyrtar i klubit, i cili u dënua me një vit mosushtrim të detyrës zyrtare.

Besart Hoti, po ashtu nga Llapi është dënuar me tre muaj mosushtrim të detyrës zyrtare.