Në shoqërim të policisë izraelite 49 hebrenj fanatikë, sot kryen bastisje në Mesxhid-i Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Firas Dibs, zëdhënësi i Administratës së Vakëfeve Islame në Kuds, thuhet se “49 hebrenj fanatikë kryen bastisje në Al Aksa, në shoqërim të policëve izraelitë, të cilët qëndrojnë në portat dhe oborret e Harem-i Sherif-it”.
Sipas dëshmitarëve okularë të rastit, disa prej hebrenjve fanatikë të cilët shëtitën nëpër oborret e Mesxhid-i Aksa-së, gjatë daljes nga porta Silsile, kanë kryer rituale talmudike.
Në këto ditë, ku sipas kalendarit hebraik festohet Festa Hanuka, pritet rritja e bastisjeve të hebrenjve fanatikë në Mesxhid-i Aksa.