Të paktën 274 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite gjatë bastisjes në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në përditësimin e saj bën me dije se 698 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Izraeli kreu një seri sulmesh dje në një përpjekje për të shpëtuar pengjet që mbaheshin nga Hamasi. Katër pengje izraelite u shpëtuan gjatë operacionit.
Izraeli kishte “nën 100” viktima palestineze gjatë bastisjeve në kampin e refugjatëve, ku tha se katër pengjet e liruara po mbaheshin në dy vende. /abcnews