Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Ai i ka lënë të lira dy detet që të takohen, por midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë. Pra cilën dhunti të Zotit tuaj po i mohoni? Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.”[1]
Fakte shkencore:
Deri në vitin 1873 nuk ishte ende i njohur fakti, që detet të kenë ujëra të ndryshme. Studiuesit e oqeaneve kanë zbuluar vetëm se detet bashkohen me njëri-tjetrin, por ujërat nuk përzihen aspak me njëri-tjetrin. Ujërat e deteve përmbajnë veçori të ndryshme, që përfshijnë ndryshimin në temperaturë, dendësi, kripësi, jetën nënujore si dhe aftësia për të përthithur oksigjen. Uji i detit lëviz shpejt dhe forcërisht në një mënyrë, që logjikisht do t’i bënte ujërat e dy deteve të përzihen. Megjithatë, masa e ujit të secilit det ruan në vetvete veçoritë dhe cilësitë e veta. Valët, dallgët dhe stuhitë duhet të ndihmojnë në përzierjen e ujrave të deteve. Sidoqoftë, secili ujë nga një det tjetër ruan cilësitë e veta sikur të kishin një pengesë në mes tyre. Për shkak të një force të quajtur “tensioni sipërfaqësor” ujërat e deteve fqinje nuk përzihen me njëri-tjetrin. Ngaqë dendësia e ujërave të tyre ndyshon, tensioni sipërfaqësor ndalon përzierjen me njëri-tjetrin sikur të kishin një mur në mes të tyre. Analizat ujore të të dy masave ujore të dy deteve ngjitur me njëra-tjetrën tregojnë se ata ndryshojnë në përbërjet e tyre fizike dhe kimike. Përveç kësaj në secilën prej këtyre masave ujore jetojnë gjallesa të ndryshme. Kjo dukuri qe shpjeguar me praninë e shkarkesave pozitive dhe negative të hekurit. Shkarkesa të ngjashme të hekurit sprapsin njëra-tjetrën në masat ujore afër ndjenjëse. Kjo çon në krijimin e një pengese të padukshme horizontale dhe vertikale në ujërat e deteve fqinjë.
Mrekullia shkencore:
Gjëja më e çuditshme është se kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionet sipërfaqësore apo studimin e oqeaneve, këto të dhëna shfaqen në Kuran. Këto ndryshime janë vërtetuar vetëm nga teknologjia bashkëkohore. Përdorimi i teknologjisë bashkëkohore bën të mundur që shkencëtarët të vërtetojnë praninë fizike të kësaj pengese. Dijetarët më përpara e kishin shpjeguar atë si një pengesë e padukshme të fuqisë së Zotit. Megjithëse Kurani e kishte nënvizuar këtë fakt më parë, duke theksuar se ujërat e dy deteve asnjëherë nuk i thyejnë kufinjtë e njëri-tjetrit. Kështu që ato gjithmonë do të ruajnë cilësitë e tyre të veçanta sikur të kishin një pengesë në mes. Gjithashtu vargjet kuranore përmendin vendet fqinje, të cilët bahkohen, por ujërat nuk përzihen duke ruajtur veçoritë e tyre; madje të dy ujërat përmbajnë brenda tyre margaritarë dhe korale. Koralet dhe perlat mund të gjenden vetëm në ujërat e kripura, kështu që vargjet kuranore tegojnë se oqeanet ose detet, të cilat në dukje janë një masë e vetme uji, në fakt përmbajnë ujëra me cilësi të ndryshme. Ky është një tregues i mëtejshëm se Kurani është fjala e Zotit.
Autor: Itidal Albanavi
Përktheu: Astrit Hykaj
[1] – Sure Rahman: 19 – 22.