Krahas propozimit për karikuesit, Komisioni Evropian dëshiron edhe shitjen e pajisjeve të karikimi më vete dhe jo bashkë me pajisjet.
Komisioni Evropian së shpejti do të propozojë një projektligj i cili do të kërkojë implementimin e një karikuesi universal në Evropë.
Një lëvizje e tillë do të detyronte prodhues si Apple të përdorin portat USB-C në vend të Lightning. Zyrtarë Evropianë prej kohësh ka ngritur zërin për një standard të përbashkët edhe pse ka pasur kundërshti nga Apple dhe industria e teknologjisë.
Sipas Reuters, propozimi i ligjit për implementimin e një standardi të përbashkët për karikuesit në Evropë mund të bëhet që nga dita e sotme.
Krahas propozimit për karikuesit, Komisioni Evropian dëshiron edhe shitjen e pajisjeve të karikimi më vete dhe jo bashkë me pajisjet.
Ligjvënësit Evropianë pretendojnë se një standard i përbashkët jo vetëm që do të kishte përfitime për konsumatorët por edhe për mjedisin. Apple është shprehur një një standard i përbashkët do të dëmtonte inovacionin dhe krijojnë mbetje elektronike të panevojshme.
Nuk është e qartë se çfarë lloj porta Bashkimi Evropian do të kërkojë për ta implementuar por me shumë gjasa do të jetë USB-C.
Edhe pse Apple përdor portat USB-C në disa pajisje, portat Lightining janë standardë në iPhone. /PCWorld Albanian