Bashkimi Europian thotë se Apple duhet ti japë fund bllokimit gjeografike të qasjes në shërbimet e saj

Bashkimi Europian tha se Apple ka afat një muaj për të propozuar masat që do të marrë për të adresuuar bllokimin gjeografike të identifikuar prej autoriteteve Europiane.

Apple u njoftua ditën e Marte nga Bashkimi Europian që të ndalojë bllokimi gjeografik, një praktikë e kufizimit të përmbajtjeve në varësi të vendndodhjes së përdoruesit në shërbime si App Store, Apple Arcade, Apple Music, iTunes Store, Apple Books dhe Apple Podcasts.

Komisioni Europian tha se kishte identifikuar disa praktika të ndaluara të bllokimit gjeografike në disa shërbime të Apple dhe ka kërcënuar kompaninë me masa nëse nuk adreson shqetësimet e saj.

“Do të luftojmë bllokimin gjeografik. Asnjë kompani, e madhe apo e vogël, nuk duhet të diskriminojë konsumatorët bazuar në shtetësinë e tyre, vendqëndrimin apo adresën,” tha Komisionerja Margrethe Vestager.

Bashkimi Europian tha se Apple ka afat një muaj për të propozuar masat që do të marrë për të adresuuar bllokimin gjeografike të identifikuar prej autoriteteve Europiane.