Ballina Arritje Teknologji Bashkimi Europian rivlerëson hetimet dhe gjobat e vendosura ndaj gjigantëve të teknologjisë

Bashkimi Europian rivlerëson hetimet dhe gjobat e vendosura ndaj gjigantëve të teknologjisë

Implikimet e presidencës së Trump kanë qenë faktor në këtë rivlerësim të KE-së por FT tha se nuk ka qenë arsyeja e hapjes së këtij procesi.

Komisioni Europian është duke rivlerësuar hetimet e saj ndaj gjigantëve të teknologjisë përfshirë Apple, Meta, Alphabet dhe Google, raportoi Financial Times ditën e Marte.

Gjigantët e teknologjisë i kanë bërë thirrje presidentit të zgjedhur Amerikan Donald Trump të sfidojë presionin rregullatorë Europian ndaj tyre.

Implikimet e presidencës së Trump kanë qenë faktor në këtë rivlerësim të KE-së por FT tha se nuk ka qenë arsyeja e hapjes së këtij procesi.

Rivlerësimi mund të bëjë që Brukseli të reduktojë ose të ndryshojë hetime dhe përfshin të gjitha rastet e shqyrtuara që prej muajit Mars 2024 nën Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA).

DMA është një prej akteve rregullatorë që ka vënë në shënjestër dominimin e tregut nga gjigantët e teknologjisë duke përcaktuar atë çfarë ata mund të bëjnë dhe çfarë jo. Dështimi për të përmbushur kërkesat e DMA-së, mund të përfundojë me gjoba deri në 10 përqind të të ardhurave vjetore të Big Tech.

Të gjitha vendimet dhe gjobat potenciale do të ndërpriten derisa procesi i rivlerësimit të kryhet. Rregullatorët tani presin drejtimin politik për të marrë vendime përfundimtare për çështjet e Google, Apple dhe Meta, thuhet në raport.

Exit mobile version