Bashkimi Europian nis zhvillimin dhe implementimin e rrjetit satelitor rival të Starlink

Marrëveshje kap vlerën 10.6 miliardë euro dhe rrjeti do të jetë online deri në 2030-ën tha The Financial Times.

Bashkimi Europian ka nënshkruar një marrëveshje për konstelacionin e saj IRIS2 përbërë nga 290 satelitë komunikimit të cilët operojnë në orbitën e ulët dhe të mesme të Tokës.

Riali i Starlink do të ofrojë konektivitet të sigurte për përdoruesit në institucione shtetërore si dhe kompanisë private duke sjellë internet me shpejtësi të lartë në zona ku mungon mbulimi nga infrastrukturat tokësore.

Marrëveshje kap vlerën 10.6 miliardë euro dhe rrjeti do të jetë online deri në 2030-ën tha The Financial Times.

SpaceRISE – një konsorcium i udhëhequr nga operatorët satelitorë Europianë si SES, Eutelsat dhe Hispasat, mbështetur nga kontraktorët Europianë si Airbus dhe Deutsche Telekom, ka një kontratë 12-vjeçare për zhvillimin, implementimin dhe operimin e konstelacionit IRIS2.

“Ky rrjet satelitor i teknologjisë së fundit do të mbrojë infrastrukturat tona kritike, do të lidhë zonat tona më të largëta dhe do të rrisë autonominë strategjike të Evropës. Duke bashkëpunuar me konsorciumin SpaceRISE, ne po demonstrojmë fuqinë e partneritetit publik-privat për të nxitur inovacionin dhe për të ofruar përfitime të prekshme për të gjithë evropianët, “tha Henna Virkkunen, Zëvendës-Presidente Ekzekutive për Sovranitetin Teknik, Sigurinë dhe Demokracinë.