Bashkëshorti dhe fëmija i vriten në burg

Dilfurxhahan Rahimullah (25) e cila u strehua në Bangladesh pas sulmit të ushtrisë së Mianmarit në Arakan, tha se bashkëshorti dhe fëmija e saj tetëmuajsh është vrarë nga ana e ushtarëve dhe se vëllai i saj i cili ka qenë dëshmitar i këtij rasti ka humbur ekuilibrin mendor, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bashkëshorti im Rahimullah, fëmija jonë 8-muajshe Muhammed Yasir u kapën nga ana e ushtarëve gjatë përpjekjeve për të ikur. Unë, bija ime e moshës 4-vjeçare Farisa dhe biri im i moshës 2-vjeçare Muhammed Kayser arritëm të largohemi.”

Nëna e tre fëmijëve, Rahimullah në deklaratën e saj për gazetarin e AA-së në rajonin Kolatoli, tregoi se jetojnë në fshatin Borgozibil të qytetit Mondu të Arakanit dhe se janë të angazhuar me bujqësi.

Qeveria e Mianmarit para 9 ditëve kanë sulmuar fshatin e tyre me helikopter.

Ajo më tej tregon se xhaxhai i saj është vrarë nga ana e ushtarëve, ndërsa 25 meshkuj mes të cilëve edhe bashkëshorti dhe vëllai i saj janë arrestuar. “Vëllai im e pa që bashkëshorti dhe fëmija u vranë në burg. Vëllai im u lirua më pas për shkak se kishte humbur ekuilibrin mendor”, shprehet ajo.

Rahimullah tregon se pas një udhëtimi të rrezikshëm kanë arritur të ikin, ku me njerëzit e tjerë janë strehuar në Bangladesh dhe se arakanezët i kanë ndihmuar dhe shton se me anë të varkave e kanë kaluar kufirin dhe i ka shpëtuar fëmijët e saj. Gjithashtu në fund ajo shprehet se fëmijët e saj janë sëmurë dhe presin ndihmë.