Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman po qëndron në Katar në kuadër të një turneu ne vendet e Gjirit.
Mbledhja e Këshillit Koordinues të Katarit dhe Arabisë Saudite u mbajt në Doha nën kryesimin e Al-Thani dhe bin Salman.
Emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani diskutoi me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare.
Në takim u diskutua për gjendjen dhe perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve arabe të Gjirit. U shkëmbyen mendime mbi agjendën rajonale dhe ndërkombëtare me theks të veçantë në kontributin për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Emiri i Katarit theksoi rëndësinë e vizitave të zyrtarëve të Mbretërisë Saudite në Katar.
Sipas tij, dialogu mes Dohës dhe Riadit kontribuon në thellimin e lidhjeve historike mes vendeve fqinje.
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, nga ana e tij shprehu kënaqësinë për pritjen e ngrohtë në Katar.
Bin Salman shprehu gjithashtu shpresën se takimi i gjashtë i Këshillit Koordinues do t’i ngrejë marrëdhëniet mes dy vendeve në një nivel të ri cilësor.
Turneun e Gjirit Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman e kishte nisur në 6 dhjetor, para Samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit që planifikohet te mbahet në vendin e tij më 14 dhjetor.
Bin Salman e filloi nga Omani turneun e Gjirit dhe pritet që pas kontakteve në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Katar të vizitojë edhe Bahrejnin dhe Kuvajtin. /trt