Bashkëpunim mes Instituteve shkencore Kosovë – Bullgari

Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti Shkencor Maqedonas i Sofjes do të nënshkruajnë një marrëveshje të bashkëpunimit shkencor në fusha të interesit të përbashkët.

Memorandumi do të nënshkruhet të enjten, më 15 mars 2018, në orën 11:00, në lokalet e Institutit Albanologjik nga drejtuesit e të dyja institucioneve: Prof. i asociuar dr. Aleksandër Grebenarov dhe prof. dr. Hysen Matoshi.