Bashkëpunim me TikTok për përmbajtje të dëmshme – Raportohen 355 video për pirateri. Si të denoncojmë në AMA për shkeljet?

“Sa i takon rregullimit të platformave të shpërndarjes së viedove, unë kam kënaqësinë që t’ju informoj se Autoriteti i Mediave Audiovizive ka arritur të vendos bashkëpunim me platformën TikTok.”

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok me qëllim ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme në videot që shfaqin apo nxitin dhunë, që përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve etj. Për këtë iniciativë u mbajt një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

“Sa i takon rregullimit të platformave të shpërndarjes së viedove, unë kam kënaqësinë që t’ju informoj se Autoriteti i Mediave Audiovizive ka arritur të vendos bashkëpunim me platformën TikTok. Dhe e gjitha kjo bazuar në funksionet rregullatore të AMA-s sipas ligjit 97/2013 i ndryshuar, por sigurisht bazuar edhe në vetë vullnetin e platformës së shpërndarjes së videon TikTok.”

Kryetarja Krasniqi deklaroi dhe raportimet e para për produktet e piraterisë.

“Video të raportuara në total janë 355 video. Të hequra tashmë deri mbrëmë në darkë, janë 308 nga TikTok. Profile të mbyllura pas raportimit të videove janë 39. Por ajo që është edhe më ndjeshm për publikun. Kategoria video të raportuara për përmbajtje të dëmshme, dhe këtu përsëri do ndaloj. Ankesa gjithsej në këto 10 ditë le të themi të ardhura pranë Autoritetit janë 195. Të shqyrtuara nga AMA deri mbrëmë në darkë janë po 195. Por, në shkelje të ligjit të raportuara pranë platformës TikTok janë 75 të tilla. Video të bllokuara pas raportimit nga TikTok janë 39 të tilla. Video në shqyrtim nga TikTok janë 36 të tilla.”

/SCANTV