Bashkëpunëtorët e kryeministrit izraelit nën hetim për korrupsion

Policia izraelite ka ndaluar dy bashkëpunëtorë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si pjesë e një hetimi të korrupsionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, policia ka theksuar se “nuk do t’i identifikojë dy avokatët e ndaluar nën hetimin për blerje të nëndetëseve gjermane”, por ka shpalosur se “ato janë të lidhur ngushtë me kryeministrin Netanyahu”.

Netanyahu dhe qeveria e tij kanë qenë nën presion në rritje për shkak të një sërë rastesh të korrupsionit, duke përfshirë hetimet në dhurata që pretendohen të jenë marrë nga ai dhe gruaja e tij dhe një marrëveshjeje që ai pretendohet t’i ketë propozuar një pronari të gazetës në këmbim të një mbulimi më të favorshëm.

Në mënyrë të zëshme duke mohuar akuzat, Netanyahu ka akuzuar organizata të caktuara izraelite me përpjekje për të “përmbysur” qeverinë e udhëhequr nga Lëvzja Liberale Kombëtare (Likud).