Ballina Sport Futboll Bashkëorganizimi i Evropianit me Serbinë, gjë pozitive për Dukën

Bashkëorganizimi i Evropianit me Serbinë, gjë pozitive për Dukën

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka insistuar se organizimi i Evropianit U21 së bashku me Serbinë është një gjë shumë pozitive.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion”, Duka ka thënë se shqiptarët dhe serbet duhet të jetojnë një paqe me njëri tjetrin.

Intervista e plotë e Dukës është publikuar të enjten në faqen zyrtare të FFK-së.

“Në synojmë të organizojmë një kampionat futbolli që është sportiv, por në fund të fundit edhe në këndvështrimin politik është një gjë pozitive. Në fund të fundit, duhet të jetojmë në paqe me njëri – tjetrin”, ka thënë Duka.

Javën e kaluar FSHF-ja, ka konfirmuar aplikimin në UEFA së bashku me Serbinë për organizimin e Evropianit U21 të vitit 2027.

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së përbashkët të FSHF-së dhe federatës serbe për këtë ngjarje, ka pasur reagime të ashpra jo vetëm nga Kosova por edhe Shqipëria

Exit mobile version