Një vajzë ka mundur të ribashkohet me prindërit e saj biologjikë, 20 vite pasi i humbi të atit në tren.
24-vjeçarja Yulia Gorina u zhduk pa lënë gjurmë në vitin 1999, në një tren që udhëtonte mes Minsk-ut dhe Asipovichy, Belarus, ndërkohë që babain e kishtë zënë gjumi.
Asokohe vogëlushe, Yulia përfundoi 550 milje larg, ekzaktësisht në Ryazan dhe tre javë më vonë, pasi autoritetet e patën të pamundur të gjenin prindërit e saj biologjikë; e dhanë të miturën për birësim.
Dy dekada më vonë, 24-vjeçarja mundi t’i gjendte prindërit falë të dashurit të saj, i cili i zbuloi përmes një kërkimi fare të thjeshtë në internet.
Pasi e reja u takua me familjen, një test AND-je mundi të vërtetonte se po, Yulia është e bija e Viktor-it dhe Lyudmila-s. I ati kërkoi thellësisht falje që një ditë të trishtë të 1999-s humbi vajzën e tij!
Mbetet ende e paqartë se si Yulia u zhduk, ndonëse kjo e fundit mban mend se përgjatë udhëtimit u shoqërua nga një çift që dyshohet se mund ta ketë rrëmbyer.
Yulia e humbur, 1999