Bashkatdhetarët mësyjnë Kosovën, kolona të gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata të mërgimtarëve, të cilët janë nisur drejt vendlindjes për të kaluar festat e fundvitit.

Në Qendrën Kombëtare të Menaxhimit Kufitar njoftojnë se pritjet për në hyrje në vendkalimin kufitr në Merdar janë deri në 45 minuta, daljet deri në pesë minuta.

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje arrijnë deri në 2 orë dhe në dalje deri në pesë minuta.

Bashkatdhetarër tanë po përballen me pritje të gjata ka edhe në pikat kufitare të vendeve të tjera të Ballkanit.

Edhe mëngjesin e sotëm është raportuar për kolona të gjata, që janë krijuar në pikën kufitare në mes të Hungarisë dhe Serbisë, ku ka edhe mërgimtarë të shumtë kosovarë, që ia kanë mësyrë Kosovës për të kaluar festat e fundvitit në familjet e tyre.