Kreu i regjimit sirian Bashar Al Asad tha se do te jete aleat me Donald Trump nese ai mban premtimin per te luftuar terrorizmin. “Mbetet per tu pare nese ai do t’i qendroje deklaratave te veta per lufte kunder terroristeve, nisur dhe nga fakti se asnjehere me pare nuk eshte marre me politike- u shpreh Bashar Al Asad ne nje interviste te gjate per televizionin protugez. Aty ai foli dhe per marredheniet me Rusine dhe Vladimir Putin, te cilin e quajti liderin e nje vendi, aleat me Damaskun, transmeton ABC News.
“Ruset i bazojne gjithmone politikat e tyre mbi vlerat – tha Bashar al Asad – dhe keto vlera nenkuptojne sovranitetin e vendeve te tjera, te drejtat nderkombetare, respektin per popujt dhe kulturat e tjera. Ne kete menyre Rusia nuk nderhyn ne asnje menyre ne te ardhmen e Sirise dhe popullit sirian- tha Asad.
Regjimi Asad eshte fajtor per vdekjen e qindra mijera civileve nga lufta civile e cila nisi si shtypje e protestave demokratike kunder regjimit te tij.