Basha: Sapo të vijë në krye të qeverisë do ta heq taksën e Rrugës së Kombit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një premtim të madh pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë premtimin se do ta heq taksën në autostradën “Ibrahim Rugova”, apo siç njihet ndryshe, “Rruga e Kombit”, raporton lajmi.net.

“Dua të rikonfirmoj se një ndër premtimet e mia të para sapo të bëhem kryeministër pas zgjedhjeve të reja, gjëja e parë që do ta bëjë është heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Një vendim i padrejtë që rëndon mbi ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik të të dyja vendeve tona”, ka deklaruar Basha.