Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë”, thekson Basha.
Ai shprehet se “beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”./ ATSH