Ballina Sport Futboll Barella vazhdon kontratën me Interin

Barella vazhdon kontratën me Interin

Nicolo Barella ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë të re me Interin, vetëm disa muaj pasi refuzoi t’i bashkohet Manchester Cityt.

Javë më parë City kontaktoi Interin për mesfushorin, i cili nuk ishte i interesuar të largohej nga Italia. 27-vjeçari do të mbetet pjesë e Interit deri në vitin 2029.

Ai aktualisht fiton 6 milionë euro në vit. Me kontratë të re, reprezentuesi i Italisë do të fitojë 7 milionë euro.

Barella u transferua nga Cagliari te Interi, skuadër me të cilën në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në 22 ndeshje.

Exit mobile version