Kombëtarja e Italisë pritet të bëjë një ndryshim të vogël në përbërje për duelin që do ta ketë me Spanjën në kuadër të Grupit B, ndeshje kjo që luhet të enjten prej orës 21:00.
Ndryshimi i vetëm tek Italia do të jetë mesfushori Nicolo Barella, i cili do të luaj në një rol tjetër kundër Spanjën, kanë njoftuar mediumet italiane.
Italia e mposhti Shqipërinë në ndeshjen e parë 2:1, me Barellan që luajti para mbrojtjes së bashku me Jorginhon në formacionin 4-2-3-1.
Madje, Barella shënoi golin e fitores për Italinë kundër Shqipërisë. Trajneri Luciano Spalletti do t’i përmbahet këtij formacioni por ka vendosur që Barella të luajë më papara, pra të jetë pjesë e treshes që do ta përkrah sulmuesin e vetëm Gianluca Scamacca.
Kështu që, Barella do të luaj përkrah Davide Fratessit e Federico Chiesas ndërsa Lorenzo Pellegrini do të jetë në stol.
Në pozitën e Barellas do të aktivizohet Bryan Cristante që do të jetë partner i Jorginhos kundër Spanjës.
Edhe Spanja e fitoi ndeshjen e parë të grupit dhe atë kundër Kroacisë me rezultatin 3:0.