Futbollisti i ri i Maqedonisë Enis Bardhi ka shënuar gol me fanellën e Levantes, që është “një ëndërr” që e kërkon çdo futbollist, duke shënuar në ndeshjen e parë që luan për skuadrën e tij të re. Bardhi shënoi në miqësoren që skuadra e tij e zhvilloi ndaj skuadrës së La Nusia.
Skuadra nga liga e dytë spanjolle shënoi fitore 5:0, ndërsa Enis Bardhi, realizoi golin e katërt.
Bardhi u prezantua në mënyrë të shkëlqyer. Talenti 22-vjeçar në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, atëherë kur Levante bëri diferencën e madhe, duke realizuar plot katër gola.
Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultatin minimal pas atij goli të shënuar nga ana e Tonjo, derisa në pjesën e dytë për skuadrën nga Valencia, përveç Bardhit i cili shënoi në minutën e 71-të, realizuan edhe Ruben Garsia dhe Aleks Alegria, i cili realizoi dy gola.
Menjëherë pas shënimit trajneri e tërhoq Bardhin nga loja, por përshtypja e parë është e shkëlqyer, ndërsa pritet që Bardhi të luaj edhe më mirë sa të adaptohet në mjedisin e ri.