Të paktën 48 persona mbetën të plagosur, pesë në gjendje të rëndë, në një aksident hekurudhor në Barcelonë.
Sipas të përditshmes spanjolle El Pais, që citon mbrojtjen civile, një tren i Renfe që vinte nga Sant Vinsens de Kalders nuk arriti të frenojë dhe u përplas në fund të binarëve në stacionin “Franca”.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së premtes. Policia ka mbyllur linjën hekurudhore ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e daljes nga shinat. Treni po vinte nga një fshat e sipas raportimeve, ai nuk frenoi dot kur hyri në stacion, duke goditur platformën.