Policia në Barcelonë ka deklaruar se rreth 500,000 njerëz kanë marrë pjesë në “marshin për paqe” të mbajtur në shenjë proteste ndaj sulmeve terroriste të fundit në të cilat humbën jetën 15 persona dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fund të marshit të djeshëm aktorja e famshme katalonase, Rosa Maria Sarda dhe aktivisti musliman Miram Hatibi mbajtën fjalime të shkurtra dhe kënduan nga bina në sheshin kryesor të qytetit.
Sarda tha: “Nuk kemi frikë, sepse sjellja e qytetarëve tanë tregoi se jemi shoqëri solidare.”
Hatibi theksoi: “Nuk kemi frikë”, duke përsëritur parullën kryesore të marshimit të paqes dhe duke shtuar “ne e dimë se dashuria ngadhënjen ndaj urrejtjes”.
Zyrtarët e shëndetësisë thanë të shtunën se 22 nga më shumë se 120 të plagosur në sulmet e 17 dhe 18 gushtit vazhdojnë të trajtohen në spitale. Gjashtë prej të cilëve janë ende në gjendje kritike.