Barcelona vazhdon me fitore në Champions

Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve, duke e mundur 2:1 Dynamo Kyiv.

Për katalanët, kjo ishte fitorja e tretë në tri ndeshjet e para.

Lionel Messi në minutën e 5’, i dha epërsinë e parë Barcelonës, duke shënuar nga penalltia.

Në minutën e 65’, Gerard Pique shënoi për 2:0.

Mysafirët u rikthyen në ndeshje, kur 22 vjeçari Viktor Tsygankov ngushtoi epërsinë në 2:1, kur shënoi në minutën e 75’.

Në minutat e mbetura nuk pati asnjë ndryshim, me Barcelonën që regjistroi fitoren e radhës.