Barcelona turpëron Real Madridin, fiton El Clasicon në Bernabeu

Barcelona fiton thellë ndaj rivalit të përhershëm, Real Madridit, me goleadë, në Madrid, pa pranuar gol e duke bllokuar Vinicius Jr. e Mbappe dhe për të mos mjaftuar krejt kjo, krijon avantazh prej gjashtë pikëve në krye të tabelës.

Pas një pjese të parë pa gola, me Barçën që zuri tetë herë futbolliatët e Realit në ofsajd, gjashtë herë madje Mbappen, pjesa e dytë ishte dominuese nga katalunasit që shënuan katër gola për fitoren e parë, pas katër humbjeve rresht.

Robert Lewandowski nisi serinë e golave që shënoj shpejt dy herë në minutat 54 dhe 56, për të kaluar në kuotën e 14 golave në La Liga.

Yamal (77’) e Raphinha (84’) fundosën “Mbretërit” që mposhten për herë të parë në këtë sezon dhe pas një kohe të gjatë në shtëpi.

Barcelona pas 11 ndeshjeve ka 30 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë me 24 pikë.