Ballina Sport Futboll Barcelona tregohet e fortë ndaj Atleticos, tani ndjek Real Madridin

Barcelona tregohet e fortë ndaj Atleticos, tani ndjek Real Madridin

Skuadra e Barcelonës ka shënuar një fitore të madhe në “Ëanda Metropolitano” pasi mposhti 3:0 Atletico Madrid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Ekipi i Xavit arriti të shënonte gol qysh në pjesën e parë. Në minutën e 38’të, Joao Felix kaloi mysafirët në epërsi, shkruan Indeksonline

Ishte pikërisht Xavi që në minutën e 42’të u ndëshkua me kartonin e kuq dhe u detyra të ngjitet në tribuna.

Në pjesën e dytë, Barça u tregua më e fortë dhe shënoi dy gola tjerë. Fillimisht për 2:0 shënoi Robert Lewandowski dhe më pas, Fermin Lopez për 3:0 që ishte edhe goli i rezultati përfundimtarë.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 64 pikëve dhe ngritët në pozitën e dytë, kurse Atletico Madrid mbetët me 55 pikë në pozitën e 5-të.

Exit mobile version