Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 7-0 ndaj Valladolid në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në La Liga.
Qysh në pjesën e parë, klubi i Hansi Flick definoi gjërat, duke shënuar tri gola.
Tri golat e parë i shënuan: Raphinha, Lewandowski dhe Kounde.
Në pjesën e dytë, katalunasit shënuan edhe katër herë, dy me anë të Raphinhas që e kompletoi hat-trikun dhe dy tjera i shënuan: Dani Olmo dhe Ferran Torres.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 12 pikëve në pozitën e parë në tabelë.