Deportivo La Coruna është treguar kundërshtar i padenjë për Barcelonën në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në La Liga.
Barcelona ka mposhtur 4:0 Deportivo La Corunan.
Puna e fituesit u vendos në pjesën e parë, kur katalanët shënuan tre gola.
Rafinha shënoi dy herë në minutat 21’ dhe 36’, ndërsa Suarez trefishoi duke shënuar në minutën e 43’.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, dhe ai erdhi nga Lionel Messi’, që pas tre javësh jashtë fushave, rikthehet me gol, dhe atë pas tre minutash në fushë.