Barcelona publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Juventusit

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Juventusit.

Skuadra katalunase është e vetmja skuadër që në Ligën e Kampionëve ka pesë fitore, ndërsa sonte (e martë) do përballen me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Barcelona ka publikuar listën, ku është rikthyer qendërmbrojtësi Samuel Umtiti, ndërsa mungojnë Dembele dhe Fati shkaku i lëndimeve.

Lista e plotë:

Ter Stegen, Dest, Araujo, Busquets, Alena, Griezmann, Pjanic, Braithwaite, Messi, Puig, Neto, Coutinho, Lenglet, Pedri, Trincao, Alba, Matheus, De Jong, Umtiti, Junior, Pena, Mingueza, Konrad.