Barcelona po synon të transferojë një mbrojtës në orët e fundit të afatit kalimtar

Barcelona ka humbur në vikend ndaj Villarrealit, madje pas ndeshjes u përballën edhe me vendimin e Xavit për largim nga klubi në fund të sezonit, megjithatë blaugranasit nuk janë dorëzuar nga ky sezon.

Blaugranasit ende janë në garë për titull në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve andaj ata po synojnë të përforcojnë ekipin dhe për këtë arsye kanë vendosur transferimin e një mbrojtësi të ri.

Pas lëndimit që pësoi Alejandro Balde, i cili do ta mbajë atë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, Barcelona janë në kërkim të një mbrojtësi të ri për ta zëvendësuar atë, a raportuar Gerard Romero.

Momentalisht dy opsione janë duke u konsideruar nga klubi, ku njëri prej tyre luan në La Liga ndërsa tjetri në Ligën Premier.

Përkundër problemeve me paga, Barcelona do të ishte në gjendje që të regjistrojë një lojtar të ri në vend të të lënduarit Balde për pjesën e mbetur të sezonit si një ‘transferim emergjent’.

Marcos Alonso gjithashtu do të jetë jashtë fushave deri në mars, duke bërë Joao Cancelo të jetë opsioni i vetëm për të plotësuar boshllëkun në krahun e majtë të mbrojtjes.

Vlen të theksohet se çfarëdo marrëveshje që Barcelona kompleton në këtë pikë të sezonit do t’u kushtojë atyre vitin tjetër.

Pra, çdo cent i shpenzuar në këtë afat kalimtar do të reduktonte limitin e tyre të pagave sezonin e ardhshëm, ashtu siç është rasti i transferimit të Vitor Roques në janar, duke zëvendësuar Gavin në ekip.