Barcelona po kërkon shtëpi për Coutinhon

Philippe Coutinho do të ketë mjaft përkrahje për të zënë karar në Barcelonë, me Paulinhon që ka zbuluar se skuadra tashmë është duke kërkuar t’ia gjejë atij një shtëpi banimi.

Liverpooli i hodhi poshtë të gjitha ofertat e Barçës gjatë afatit kalimtar veror, përkundër dëshirës së pangopur të brazilianit për të shkuar në “Camp Nou”.

Ndërkohë, bashkëkombësi i tij, Paulinho, ka bërë shaka duke thënë se bashkëlojtarët e tij po kërkojnë shtëpi për Coutinhon në qytet.

“Qyteti tashmë e di për kohën e tij në Espanyol [gjatë huazimit në vitin 2012]. Flas për objektet dhe stërvitjet, grupin dhe për mënyrën se si grupi më pa pritur mua që ishte spektakolare”, ka thënë Paulinho për Mundo Deportivo.

“Bëj shaka se njerëzit po shikojnë t’ia gjejnë një shtëpi atij. Tentoj t’i ofroj informatat themelore, ato më të rëndësishmet për të dhe familjen e tij, sepse koha kur jetoi ai këtu [në Barcelonë] nuk i ka mjaftuar për ta njohur qytetin. Por, ai e di që Barcelona është qytet shumë i mirë, që i ofron gjithçka atij dhe familjes së tij”, përfundoi ai.