Skuadra e Barcelonës ka pësuar humbje ndaj Real Sociedad në javën e 13-të në La Liga me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i krahut, Becker në minutën e 33’të,.
Por, ekipi i Hansi Flick u dëmtua rëndë, pasi VAR-i anuloi një gol të Robert Lewandowskit për shkak të pozitës jashtë-loje.
Pamjet e fundit të publikuar në rrjetet sociale, mësohet se VAR-i ngatërroi këmbën e mbrojtësit të Sociedad me atë të sulmuesit polak.
Me këtë humbje, Barcelona mbetët në pozitën e parë me 33 pikë, kurse Sociedad shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 8-të./