Barcelona “peshkon” yllin e Liverpoolit (Foto)

Drejtuesit e Barcelonës kanë udhëtuar në Londër për të negociuar me Liverpoolin transferimin e Philippe Coutinhos

Gjiganti nga La Liga, Barcelona e ka marrë seriozisht transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinhos.

Sipas të përditshme sportive katallane, Sport, disa zyrtarë të klubit nga Camp Nou kanë udhëtuar në Londër për të negociuar me Liverpoolin transferimin e Philippe Coutinhos.

Reds e konsideron si të pa prekshëm yllin brazilian, por një ofertë prej 100 milionë eurove mund t’ua ndryshoj mendjen anglezëve.

Përveç Coutinhos, Barcelona gjatë kësaj vere po synon që ta transferoj edhe brazilianin tjetër, Paulinho nga ekipi kinez, Guangzhou Evergrande.