Barcelona përmbys Valencian

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Valencias në xhiron e nëntë në La Liga.

Katalanët kanë mposhtur 2:3 Valencian në udhëtim, me një gol të shënuar nga Leo Messi nga penallia në minutën e fundit.

Lionel Messi në minutën e 22’ i dha epërsinë e parë Barcelonës.Në pjesën e dytë, Valencia arriti të përmbys rezultatin duke shënuar me anë të El Haddadi në minutën e 52’ dhe Rodrigos në minutën e 56.Kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi që Suarez në minutën e 62’ barazoi në 2:2.Kur po luhej minuta e fundit, Suarez arriti të fitojë një penallti për Barcelonën, të cilën në gol e kthej Messi, për t’i siguruar fitoren Barcelonës.