Ballina Sport Futboll Barcelona pa telashe ndaj kampionit të Zvicrës

Barcelona pa telashe ndaj kampionit të Zvicrës

Robert Lewandowski ka shënuar dy gola për ta ndihmuar fitoren e Barcelonës ndaj Young Boysit.

Barça fitoi bindshëm, 5:0, ndaj kampionit të Zvicrës, të martën në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi polak shënoi për 1:0 në minutën e tetë me asistim të Raphinhas. Braziliani Raphinha shënoi golin e dytë në minutën e 34-t.

Në minutën e 37-të për 3:0 shënoi Inigo Martinez. Ky lojtar asistoi për Lewandowskin në minutën e 51-të, në golin për 4:0.

Mohamed Camara shënoi autogol në minutën e 81-të për 5:0.

Kastriot Imeri luajti 82 minuta për Young Boysin.

Barça e shënoi fitoren e parë. Në xhiron e parë kishte pësuar nga Monaco. Young Boysi kishte pësuar në shtëpi nga Aston Villa.

Exit mobile version