Robert Lewandowski ka shënuar dy gola për ta ndihmuar fitoren e Barcelonës ndaj Young Boysit.
Barça fitoi bindshëm, 5:0, ndaj kampionit të Zvicrës, të martën në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi polak shënoi për 1:0 në minutën e tetë me asistim të Raphinhas. Braziliani Raphinha shënoi golin e dytë në minutën e 34-t.
Në minutën e 37-të për 3:0 shënoi Inigo Martinez. Ky lojtar asistoi për Lewandowskin në minutën e 51-të, në golin për 4:0.
Mohamed Camara shënoi autogol në minutën e 81-të për 5:0.
Kastriot Imeri luajti 82 minuta për Young Boysin.
Barça e shënoi fitoren e parë. Në xhiron e parë kishte pësuar nga Monaco. Young Boysi kishte pësuar në shtëpi nga Aston Villa.