Barcelona është finalistja e parë e Kupës së Spanjës.
Skuadra katalanase në ndeshjen e parë gjysëmfinale e eliminoi Atletiko Bilbaon, duke e mposhtur me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Barca kishte epërsinë që nga minuta e 17-të, me golin e shënuar nga Gavi. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0.
Fitoren e vuosi Lamine Yamal, duke shënuar golin e dytë, në minutën e 52-të.
Në finale Barcelona e pret fituesin e ndeshjes Real Madrid – Mallorca, e cila zhvillohet të enjten.