Barcelona ka barazuar 2-2 me Celta Vigon në ndeshjen e xhiros së 33-të të La Ligas.
Katalonasit kaluan në epërsi në minutën e 36-të pas golit të Dembele, mirëpo Celta barazoi vetëm nëntë minuta më vonë me anë të Jonny.
Pco Alcacer riktheu epërsinë në minutën e 64-të, mirëpo punët për skuadrën e tij u vështirësuan kur Sergio Roberto u ndëshkua me të kuq.
Avantazhin numerik vendasit e shfrytëzuan shumë mirë, ku barazuan me anë të Aspas në minutën e 82-të.
Edhe pas barazimit, Barca është e para me 83 pikë, 12 më shumë se Atletico në pozitën e dytë.