Barcelona – Napoli, formacionet e mundshme

Barcelona dhe Napoli takohen në ‘Camp Nou’, duke e kërkuar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në Itali ka përfunduar 1:1, shkruan lajmi.net.

Quique Setien ndaj Napolit pritet të startojë në sulm me Lionel Messin, Luis Suarez dhe Antoine Griezamann.

Në anën tjetër, Gatusso në sulm do të vendos Callejon, Mertens dhe Elmas.

Sport.es ka parashikuar formacionet e mundshme të kësaj ndeshje.