Barcelona merr tre pikë të rëndësishme përballë Sociedadit

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Real Sociedad në ‘Camp Nou’.

Skuadra e Ronald Koeman, arriti të fitojë derbin e xhiros së 14-të të La Ligas me rezultat 2:1.

Jordi Alba dhe Frenkie de Jong shënuan golat për Barcelonën.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Willian Jose.

Pas kësaj fitore, Barcelona numëron 20 pikë dhe renditet në vendin e pestë.